Një udhëtar në aeroportin e Prishtinës largohet nga aeroplani
Një udhëtar në aeroportin e Prishtinës është larguar nga aeroplani pasi po pengonte personelin në kryerjen e detyrave të tyre.
ANP-Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” 05.03.2022 – 15:50. Është kërkuar që të largohet nga aeroplani i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka penguar personelin e aeroplanit gjatë kryerjes së detyrës. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.

