Një vajzë e mitur në Gjilan del me shoqet dhe nuk kthehet më në shtëpi

Një rast i zhdukjes është raportuar në qytetin e Gjilanit.

Një vajzë e mitur raportohet se ka dalë me shoqet e saj dhe më nuk është kthyer më në shtëpi.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur, viktima femër kosovare, ka dalë nga shtëpia (me shoqet e saj) dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.