Një vajzë e mitur në Gjilan tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në spital
Një rast i rëndë ka ndodhur dje në një familje në Gjilan, ku siç mëson Sinjali një vajzë e mitur ka tentuar t’i japë fund jetës, duke prerë venat.
Vajza është dërguar në spital me urgjencë dhe gjendja e saj është stabile.
Burimet brenda Emergjencës në Spitalin e Gjilanit kanë bërë me dije se 15-vjeçarja është dërguar në këtë qendër pasi i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Sipas informacioneve të para, pas intervenimit të ekipit mjekësor, gjendja e saj është stabilizuar.
Policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.

