Një vajzë në Gjakovë hidhet nga kati i dytë i shtëpisë, dyshohet se ishte e shtyrë në vetëvrasje
Një vajzë në Gjakovë ka kërcyer nga kati i dytë i shtëpisë së saj. Dyshohet se ajo është shtytur për ta kryer këtë akt, për çka kanë nisur hetimet nga policia. Fatmirësisht, vajza ka shpëtuar.
Në vendin e ngjarjes, janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe po ashtu janë sekuestruar prova materiale.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetimi në drejtim të veprës penale “Shtytja në vetëvrasje dhe ndihma në vetëvrasje”.
Gjakovë / 01.09.2024 – 18:30. Një femër K/Shqiptare është dërguar në emergjencë nga familjarët për shkak se e njëjta ka pësuar lëndime pasi dyshohet se ka kërcyer nga kati i dytë i shtëpisë. Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar disa dëshmi. Me vendim të prokurorit i cili ka qenë në vendin e ngjarjes është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime, thuhet në njoftim.

