Një valë e re Covid është përhapur

Dr Briseida Xhelaj

Një valë Covid është duke u përhapur prapë tani. Pavarësisht se nuk po bëhen teste, simptomat janë të njëjta dhe pak më të rënda se më përpara!

Simptomat

Bark me të vjella, dhimbje fyti, temperaturë, mungesë energjie, mungesë orkesi, dhimbje koke, teshtima në formë alergjie.

Menaxhimi

Filloni menjehere me çaj me limon, mjaltë, ginger, një lugë vaj ulliri në mengjes, paracetamol, vitaminë C, magnesium, calcium, zinc, vitaminë D3,
supë të ngrohtë, kos me hurdhra, shumë gjumë.

Nese kalon infeksioni në mushkri dhe përcillet me këlbazë, temperaturë dhe vështiresi në frymëmarrje, menjëherë paraqituni te mjeku për vizitë, që të filloni kurën sa më shpejt për të mos ju lënë me pasoja!

Pini çaj rigoni, vishuni me fanellë leshi, hidhuni në djersë nën batanie.

Bëni terapinë e shpatullave. Dikush të ju qëlloj lehtë në kurriz që të dalë këlbaza nga alveiolat e mushkrive dhe të merrni frymë lirshem!

Sa më shpejt menaxhimi, aq më shpejt do të bëni mire! Shendet!