Një ‘vetëvrasje’ në Suharekë po hetohet si vrasje
Një rast në Suharekë i raportuar nga familjarët si vetëvrasje, po hetohet nga policia si vrasje.
Suharekë 22.04.2021 – 23:27. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se babai i tij dyshohet të ketë bërë vetëvrasje. Viktimën e kanë dërguar me urgjencë në spital pastaj sipas mjekëve viktima ka vdekur pasi kishte plagë të rënda. Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë nuk dihet lloji. Është njoftuar prokurori i cili ka cilësuar rastin vrasje deri në hetimet e ardhshme, thuhet në njoftimin e policisë.

