Një veturë e vjedhur në një shtet tjetër, gjendet e demoluar në Kosovë

Një veturë e vjedhur në një shtet tjetër është gjetur e demoluar në Kosovë. Pjesët e saj ishin duke u vendosur në një veturë tjetër.

Vetura është kthyer në gjendje të rregullt dhe pas përfundimit të procedurave do t’i rikthehet pronarit në vendin e origjinës.

Prishtinë 10.02.2023 – 10:25. Pas kontaktit me autoritetet e një shteti tjeter është lokalizuar një veturë e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol. Vetura është gjetur e demoluar dhe pjesët e saj ishin duke u vendosur në një veturë tjetër të markës së njëjtë. Prokurori ka urdhëruar që të intervistohen personat e përfshirë në rast. Më datë 13.02.2023 vetura është kthyer në gjendje të rregullt e njëjta është sekuestruar derisa në përfundim të procedurave për rikthim të veturës pronarit në vendin e origjinës, thuhet në njoftimin e policisë (foto ilustrim).