Një veturë në Prishtinë me shpejtësi futet brenda në një barnatore
Një aksident trafiku ka ndodhur mbreme minutash në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.
Sipas disa fotografive, një veturë shihet se është përplasur në xhamin e një barnatoreje që gjendet afër rrugës.
Dëshmitarët kanë thënë se nga ky aksident nuk ka persona të lënduar, por ata që ishin brenda dhe jashtë barnatores janë shqetësuar nga shpejtësia e veturës.

