Një vit rrugë me biçikletë për një dashuri, Ceki mbërrin në Indonezi
Pas 17 shtetesh dhe mbi 23 mijë kilometra të përshkuara për më shumë se 1 vit e 3 muaj, ai ka mbërritur në qytetin Bau Bau, ku ka ndarë emocionet me ndjekësit përmes një videoje dhe një mesazhi të ndjerë në rrjete sociale.
Në postimin e tij, Ceki falënderon Zotin dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi të vështirë, duke treguar se përballoi stuhira, shkretëtira, mungesë ambasadash e vizash, kafshë të egra dhe situata tepër të rrezikshme — por nuk u dorëzua asnjëherë.
Përmes një fotoje të lokacionit të publikuar në rrjete sociale, shihet se ai ndodhet aktualisht në Bau Bau, Indonezi, në juglindje të arkipelagut.
Por ajo çfarë u bëri përshtypje ndjekësve, është fakti që Ceki nuk ndau asnjë detaj rreth partneres së tij, e cila ishte arsye që u nis për në Indonezi.
Me siguri të rejat do i ndajë në vijim!

