Një vjet pa ikonën e valleve të Karadakut

Në njëvjetorin e largimit fizik të ikonës së valleve burimore të Anamoravës, Zija Aliu, atë e ka rikujtuar kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

Haliti ka thënë se Aliu ka dhënë kontribut për shoqërinë dhe kulturën shqiptare të trevës së Karadakut.

‘Zija Aliu, për ne mbetet një njëri i dashur i cili do të jetë gjithmonë në kujtesën dhe zemrat tona për sjelljet e tij miqësore, për kontributin e tij në fushën e humanizmit dhe të kulturës, e në veçanti të valleve që ua kushtoi një jetë të tërë. Kështu Zija Aliu u bë ikonë e valleve burimore të Karadakut duke lënë gjurmë të pashlyeshme në këtë trevë dhe përtej saj.