Njëherë sulmoi prindërit, më pas vrau babanë me thikë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prizren, ku i biri 30-vjeçar ka vrarë me thikë babanë e tij 50-vjeçar. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Ai ka thënë se fillimisht Policia është njoftuar nga një qytetar se në lagjen Dardani, rruga “Nazim Kokollari”, është duke ndodhur një rast dhune në familje, ku djali është duke i sulmuar prindërit.
“Patrulla policore ka arrit në vendngjarje dhe kanë arrestuar personin e dyshuar M. H rreth 30 vjeçar i cili e ka sulmuar prindin e tij me thike. Si pasojë e plagëve te marra viktima (prindi) përkatësisht babai rreth 50 vjeçar ka ndërruar jetë”, ka thënë Osmanollaj për Metron.
Emergjenca, njësitet policore dhe forenzika kanë dalur në vendin e ngjarjes.

