Njerëzit nuk i humbasim kurrë nëse i kemi në zemër

Sot është përvjetori i pestë i tragjedisë në Gjilan, që shkaktoi një kamion transportues, ku për pasojë, ndërroi jetë në vend afaristi i njohur, Qerim Çoçaj, transmeton Mediafokus.info.

Atë e ka përkujtuar sot familja e tij Çoçaj, e cila ka shkruar “përgjithmonë në zemrat tona”.

Njerëzit nuk i humbasim kurrë nëse i kemi në zemër.

Mund të mos i kemi pranë, të mos u dëgjojmë zërin, të mos u shohim fytyrën, të mos u ndjejmë aromën.

Por, ajo që kemi mësuar prej tyre, ajo që na kanë lënë në shpirt, nuk humbet kurrë.