Njeriu i Vetëvendosjes emërohet kryetar i bordit të BQK-së
Ish-kandidati për kryetar të Pejës dhe më pas kandidat edhe për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Bashkim Nurboja është zgjedhur kryetar i bordit të Bankës Qendrore të Kosovës.
Sipas njoftimit nga Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, bëhet e ditur se gjatë mbledhjes së mbajtur të premten Bordi u njoftua edhe me raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv.
“Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 3 shkurt 2023, mori vendimim si në vijim: Bashkim Nurboja është zgjedhur kryetar i Bordit të Bankës Qendrore. Gjithashtu, Bordi u njoftua me Raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv”, thuhet në njoftim.
Nurboja në vitin 2021 ishte zgjedhur anëtar i BQK-së.

