Njeriu që hyri në rrëfimin tim
Sabit Rrustemi
(Shkruar këtu e tridhjetë vite më parë dhe i përfshirë në librin tim të parë me tregime “MASKA E MYSAFIRËVE”, “Buzuku, Prishtinë, 1997)
Për herë te parë e kam parë në një salle teatri të qytetit Gj. dhe, akoma pa biseduar me të, se si ia mora inat. Doli në skenë, pasi u propozua nga dikush, dhe zuri vend në një kryesi pune të një dege partiake në themelim. Flokëthinjur, hijerëndë dhe tepër i fryrë, ishte përshtypja e krijuar në çast dhe shenjat e duhura për përcaktimin e karakterit te tij.
Më shkoka ne nerva me këtë imponim të jashtëzakonshëm, i fola me zë njërit aty pranë, aniqë nuk e njihja.
Burrë i mirë është, qe besa!
Ama nuk mund ta duroja atë kryelartësi, në dukje të parë, edhe pse më vonë kuptova që ai, nga natyra dukej i tillë.
Po syzet, pse i mbaka syzet? Ta përforcojë edhe me shumë seriozitetin?
Jo, or burrë, se nuk po të njoh, po ç’ke me të? Të thashë që është burrë i mirë. Mire de, iu ktheva, as unë nuk thashë që është burrë i keq, vetëm që më shkon në nerva. E njeh ti, atë? Jo, njësoj si ty. Nejse, po atë duhet ta njohësh! Oesha, gati në zë, aq sa i panjohuri aty prane meje gati u prek. U dashka patjeter ta njoh? Po, ishte këmbëngulës ai aty prane meje.
E, po mirë, iu drejtova, kush është ky njeri që u dashka patjetër ta njoh? Lëre njehere, m’u kthye butë, se jemi ne mbledhje. Qy qy, po ne nuk po e prishim qetësinë publike. Ulët, krejt ulët po flasim.
Dëgjo, pra! Ky është njeriu që ka tentuar për ta vrarë njeriun e parë të Komitetit, i cili tërësisht qe dashuruar per fotelen e tij, sa që popullin nuk e shihte fare prej asaj pozite.
Ik ore…
Po, po, ky është ai. Madje, gati nje vit ka mbajtur burg për këtë punë.
Ne giyq e liruan për mungesë provash.
Qesha në zë! Aq sa ndërhynë edhe të tjerët: ju lutem, ju lutem…
…
Më fal, iu ktheva pas pak njeriut që kisha pranë. Pa të keq e kisha, po se si m’u tek dhe shfryva së qeshuri…
Lëre pashë Zotin, më ndërpreu.
Ngadalë, he burrë! A beson që e ka pësuar prej kësaj mendjemadhësie, që po e shfaq edhe këtu, në këtë sallë teatri. Teper po shitet…
A e di prej nga është?
Jo, sot sefte po e shoh!
Nga bjeshkët e Prapashtices…
… apo të Prapanatës, e plotësova.
Ai që e kisha pranë u ngrit në këmb: çffare njeru qenke, pashq besën?! A ke ardhur këtu për të ndihmuar, apo… çka dreqin ke me atë që s’po të bën gjë? Dhe u largua duke ma cunguar të drejtën e sqarimit.
Gjatë një pauze, më pas, kot e kerkova. Ai ikte prej meje. Hiçu tij, ju thoshte të tjerëve. Ahmaku që ish!
…
Ndërkohë më preku dikush pas krahësh. Kthej Kokën. Ishte pikërisht ai nieriu për të cilin u grinda pak më parë me atë që e kisha pranë.
U drodha. Ma paska ndërsyer ai tietri, belbëzova me vete.
A je ti ai gazetari…
Dora vetë, shkruaj nëpër gazeta kohë pas kohe, tash së voni, po pagë gazetari nuk kam.
Qy, qy, dhe zuri të qeshte. Syzet i mbante në dorë, ndërsa flokët e thinjur e të egra në masë, të ndara në dysh, gati ia kishin mbuluar ballin. Aq të shpeshta dhe aq të egra që dukeshin, te dikush tjetër nuk i kisha parë.
Ku më njohe? – u bera kureshtar.
Vazhdimisht kam pyetur për ty more i shkretë! Nuk beson sa qytekun e kam hëngër për ty e fare s’të kam njohur. E, nuk me besonin. “Po gënjen”, me thoshin, “po gënjen”.
Kjo do të thotë se paske qenë dhe ti në flladushë…
Sa për të krijuar një “ capital” prej të burgosuri, tha, dhe përsëri qeshi, qeshi me të madhe.
Pak më parë nuk mund ta besoja portretin e tij të qeshur, dhe pikërisht në këtë menyrë. E paskam paragjykuar, pa nevojë, I fola heshturazi vetes, dhe njëherë.
Unë jam profesor giuhe, ketu. Nxënësit më kanë vendosur nofkën “Karamurat”, ngase për të padiciplinuarit jam i papërshtatshëm, po….
Dyshova se më paska cilësuar dhe mua sit ë tillë. Sikur më paska vërejtur nga ajo Kryesi pune, mendova.
Ketu nuk jemi në shkollë, iu ktheva.
Jemi, pikërisht në një sallë teatri…
Dhe duhet te teatrojme, thua?
Ma bleu mendimin, akoma pa e shfaqur. Ashtu në të qeshur.
S’di pse, vazhdimisht më shkonte mendja se ai që e kisha pranë pak më herët, më kishte spiunuar.
…
Ditë më vonë, pasi tashmë ishte themeluar dega partiake, ishte zgjedhur edhe paria e degës, u takuam në një çajtore, ne ndërtesën e një bashkësie fetare.
A po shkruan diç?
Ia ngula sytë mirë. “Ky njeri nuk duket i keq, megjithë natyrën e egër dhe shtatin hijerëndë.
Po pres nga ti, atë refimin e parreyer akoma për qytekun që kishe hëngër për shkak se nuk më kishe njohur.
Drodhi kokën disa herë, mandej m’u drejtua: A e njeh Tafilin, Haxhiun, Fadilin… Ata para dy a tri vjetësh kanë plakur një natë tek ti.
E saktë, ia ktheva. Hahiun e njoh më mire. Dy të tjerët më s’i kam parë.
Në të vërtetë, Tafa, siç e quaja une Tafilin, më ka pas telefonuar disa herë:
“Hajde dil, pijmë një kafe e njihemi edhe më mire”, po pse iu kam bishtnuar atyre kafeve, as vete nuk di. Me dukej i mistershem, megjithëse një fjalë të tij nuk e harroj as sot. E tha atë natë, në shtepine time: “neve besimin në të padukshem na e kanë ngulitur me dru dhe, s’mund ta heqim dot pa dru”.
Ajo ndejë, në të cilën është dashur të jem edhe unë, ka qenë shkas i një torture edhe më te madhe, po…
Une s’jam fajtor, shtova duke geshur.
Lëre, mos ia nxirr bishtin, tash! Ti bile e di si montoheshine proceset gajtë atyre viteve. Nga asgjëja gendej grupi i cili “rrezikonte” seriozisht shtetin!!!
…
Shoqërimi me Profin (siç nisa ta quaj unë, meqë dhe ishte pak më i vjetër) sa vinte e thellohej. Trashej.
Një pasite dhjetori e vizitova në shkollë. Doli nga ora e mësimit, për pak minuta.
Shko, i thashë, mos të ta thyej parimin, dhe dola.
E prita, persëri ne gajtore.
Më kanë kërcënuar se do të ma e marrin biblioteken, këta të drejtorisë së dhunshme.
Ani?
Për besë nuk do t’ua jap çelësin.
A e di që mund të ndeshkohesh?
Jo he nënën, ia kam shtrënguar dhëmbët mirë atij pisi!
Herën tjetër, kur u pamë, me njoftoi se e kishin ndërruar rezën e derës se bibliotekes.
Kryesorja, ti çelësin e ke ne xhep. E nguca.
…
Pas një viti e sa njohjeje, e kisha ndërruar në tërësi mendimin për të. Tash unë, e jo ai të cilin e kisha pranë dikur, e mbroja para të tjerëve: Ju nuk e njihni, nuk ka asi burri, more.. e njoh unë më mirë se ju!
Ai quej Neri Mani. Katundin Prapanatë (ashtu e kisha ripagëzuar unë Prapashticën e tij), e kishte braktisur që me vdekjen e nënës, kur babai pas sa kohësh, kish marrë një grua tjetër, e cila i kishte lindur edhe fëmijë të tjerë. «Mos ta pjesëtojme edhe me hisen», do t’ju thote në ndarje, e imja ju qoftë falë». Një cope livadh, një copë arë, një bisht mali, ndonjë dhi e egër, kec dhe nje gomar ge shfrytezohej bashkerisht per bartjen e
ujit nga Kroni i Perroit, edhe ashtu s’do të më zgjidhte punë, mua.
Ne qytetin Gj., do te vazhdojë pjesën tjetër të jetës, i vetëm dhe pa krah… ku pas një kohe dalëngadalë do nis të lëshojë rrënjë.
…
Përse të patën akuzuar ty, në të ’89-tën? – e pyeta pasi i perzunë nga godina e shkollës dhe punonin me një orar jo vetëm të reduktuar, por edhe të shkapërderdhur, siç i thumboja unë.
Per nje fjalë goje, besa! Ma ktheu
Do të thotë, akuza thjesht ka qenë në tërësi e sajuar?
Mos u bë i poshtër, dhe ti! Po ta kishim vendosur për ta vrarë, ai do të vritej dhe pikë. E keqja, që unë si shumëkush në ato vite, pata thënë në një ndejë:
«s’po del kush me ia qi nanën e me vra këtë tradhtar, bre»! Asgië më shumë. Bile, në kokërr të shpinës se, bisedë pasdarke ish. Në hetuesi më është epermendur edhe pozita e trupit ne te cilen kam qenë kur e kam shiptuar këtë dëshirë. Që s’ishte vetëm e imja. M’u dha ashtu, si edhe të tjerëve, sepse prisnim të dilte një Gjergjelezali që do të na shpëtonte fytyren…
Tre muaj e sa më kanë mabjtur ëe vetmi, per t’i berë amin kësaj sajese. Fadili m’u hidherua pak, pse e angazhova nje avokat serb dhe, pse mohova akuzën. E pranojme se s’bëhet nami. Le të dalë se edhe dikush prej nesh e mendoi një veprim të këtillë, per t’ia shpetuar nderin kombit. Le ta pësojmë, ama të mos mendojnë këta çafira sikur askush prej nesh nuk mendoi për ta vrarë, atë tradhtar. Kështu më tha edhe pas daljes nga burgu, Fadili. E kuptoja drejt, por një gjë që nuk e kisha bërë, s’mund ta pranoja.
…
Ne vitin e tretë te njohjes, Neri Manin e shihja më rralle. Sa herë që takoheshim, ankohej per mungesë kohe. Jam për ngutë. Jam për ngutë. M’u mesuan edhe veshët me perngutjen e tij.
Ç’është mor burrë kjo përngutje, nuk u durova një ditë. Prej nga më dole tash kaq i pakohë?
Do ta shohësh, do ta shohësh!
A qenka pune që shihet?
Posi, ti do të plakesh duke shkruar për mua!
Jo moreee… e zgjata pak si teper. Se si po ma kthen atë pershtypjen e parë: një njeri hijerëndë që I varë si lartë synimet e veta, aq lartë sa nuk i arrinë as me shikime.
Ruaju nga natyra jote e egër. Na merr n’qafë dhe neve, fola ashtu, kuturu…
I dogj kjo, besa, u mërrol. Për herë të parë në sytë dhe në fytyrën e tij hetova një buzëqeshje të përvajshme, nga e cila proovoi të shmangej më kot.
U paske hyre punêve te mëdha, si duket, sho – o!
A të thashë, u përdrodh përseëri ai me të qeshur.
Kryevepra jote do te jem unë, mbaje n’mend…
More i marrë, nëpër vepra të mëdha hyjnë vetëm të rënët për atdhe
dhe kryepersonazh bëhet ai që shndërrohet në hero. Po jo nga radha e te giallëve.
Se nuk e di unë, kujton? Andaj po te them…
Nuk u hamenda shumë, sepse i mora erë asaj “ngutie”.
Rri më larg rrefimeve të mia, Neri Mani, se zor t’i lexosh pastaj.
Dhe, nuk e zgjatëm më tej. Se, katundi që shihet, kallauz nuk do. Ai ish thelluar në punë të mëdha, të cilat nuk i përballonte gjithësecili. Besa edhe nuk i dinte …
Se si më lindi, në të kthyer për shtëpi, ideja se, sa shumë do t’i kishte hije uniforma e lirisë..
….
Në gjysma e vjeshtës së tretë të njohjes dhe e thellimit të miqësisë, duke ia ngrène edhe bukën niëri-tjetrit, se si e lëshoi toka, pa zë e pa gjëmë. Nuk e shihe as n’qytet, as në shtëpi.
E pieta njeriun e parë të Degës së madhe n’komunë. Ai, si në të qeshur, duke u shtirur i pashqetësuar e me një buzëqeshje paksa të pashpjegueshme, më tha: «Ka marre pushim të përkohshëm për shkaqe familjare. Mbase kishte ndërmend të dilte jashtë e të punonte diku n’Perëndim, se gjendja e rëndë, këtu…”.
Nuk e zgjata më shumnë.
Kohëve të fundit, Neri Mani ishte shpallur “tepricë teknologjike” nga organet e dhunshme, kishte ngecur dhe pa atë vendin e tij të punës në bibliotekë, ku e kishin pas hedhur si masë e parë largimi dhe i duhej domosdo një zgjidhje alternative.
Po se ia ka mbathur ashtu si m’u tha, nuk e besova fare, anise m’u përmend dhe një “garancion pune”.
…
Qyteti Gj. Në ndërkohë u mbush me thashethëme.
E vërteta, Neri Mani e kishte braktisur qytetin, si dikur Prapanatën. Pa adresë të saktë, e me dy duat mbi një kokë, ish shndërruar në njeri lëvizës. Sa andej këndej e vazhdimisht më larg shtëpisë.
Ani, mendonte ta rriste edhe për një kat, shtëpinë. Materialin e kishte te gatshëm. Në oborr.
Pak para se të largohej, mora vesh, e kishte shitur atë material. Pëshpëritej n’qytet: për bukë goje.
Tërë ato tulla të pjekura, ata trarë geramike, ai hekur…
«Shenjat e para të largimit», shënova një titull të ri në notes, si titull pune për ndonjë poezi eventuale.
Për qudine time, një ditë më ndali në rrugë edhe njeriu i para tri veteve, të cilin e kisha pranë në atë kuvendin e parë zgjedhor të degës.
“Ku është Neri Mani, ku ”?
E shikova drejtë e në sy. Ç’t’i thosha këtij tipi, me të cilin s’kisha ndërrar më asnjë fjalë nga ajo kohë e këndej.
Në rrëfimin tim të pashkruar e kam fshehur, i u theva, pa një pa dy.
Si, si, më pyeste prapë, edhe më shumë i hutuar.
Në refimin tim te pashkruar, a dëgjon? Aty e kam fshehur…
Iku persëri nga unë, duke folur me veten: “A e pyet njeriu, këtë, a e pyet”?
Sot e asaj dite as unë nuk e kisha të qartë, përse më pyeste për diçka që edhe po ta dija, nuk do t’i tregoja…
____________
(Vjeshtë, 1994)

