Njës shtetase e Shqipërisë vdes në QKUK pas një vetaksidenti në rrugën Prishtinë-Pejë

Një shtetase e Shqipërisë ka humbur jetën pas plagëve që mori në një aksident fatal në rrugën Prishtinë-Pejë.

Ajo ishte pasagjere në veturën që u vetaksidentua, ndërsa shoferi, po ashtu shtetas i Shqipërisë, ka mbetur i lënduar.

Sinjali mëson se në aksident është përfshirë një veturë e tipit BMW me tabela të Republikës së Shqipërisë, në të cilën ndodheshin dy persona.

Drejtues i automjetit ishte B.L., rreth 35-vjeçar, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe aktualisht është duke u trajtuar në QKMF Bresje.

Ndërsa pasagjerja, Arbiana Shtylla, rreth 27-vjeçare, është transportuar me urgjencë nga ekipet emergjente, por fatkeqësisht është konstatuar vdekja e saj në QKUK.

Njoftimi i policisë

“Rr. Nacionale Prishtinë-Pejë, Fsh. Korroticë 13.02.2026 – 06:50. Ka ndodhë vetaksident me pasoja fatale. Në aksident ka qenë e përfshirë një veturë udhëtarësh me targa të Shqipërisë, në cilin kishin qenë drejtuesi dhe pasagjerja femër, të dy shtetas të R. Shqipërisë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi dhe pasagjerja e cila më pas në QKUK ka nderuar jetë, ndërsa drejtuesi mbetet duke marr trajtim mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.