Njëzet e shtatë të shëruar, shtatë raste të reja me Covid
Sot më 1 maj janë testuar 221 mostra dhe me Covid, janë diagnostikuar vetëm shtatë raste.
Rastet pozitive janë: 6 nga komuna e Prizrenit dhe një rast nga Suhareka.
Sot më 1 maj 2020, janë shëruar edhe 27 pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 298 raste.
Nga data 8 shkurt deri më 1 maj janë testuar gjithsej 7.644 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive kanë rezultuar 813 raste, me 22 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. /mediafokus.info

