Njëzet vjet nga dalja në skenë e UÇPMB-së

Gazetari Miliam Shefkiu ka rikujtuar vrasjen e dy shqiptarëve të Luginës, nga policia serbe, njëzet vjet më parë.

Qëllimi i Serbisë ishte që të ngjallte pasiguri te popullata shqiptare, por frika u kthye në heroizëm, që rezultoi me formimin e UÇPMB-së.

Kështu e përshkruan Shefkiu atë ditë, në profilin e tij, njëzet vjet më vonë:

U rrumbullakësuan dy dekada nga dita që në Dobrosin ra kumti i zisë, e njëkohësisht edhe lajmi i shpresës.

Policia serbe vrau (si rëndomtë në pabesi), vëllëzërit Isa dhe Shaip Saqipin, me idenë që të ngjall pasiguri tek popullata.

Në vend të frikës, dhimbja u kthye në heroizëm. Si në Llaushë të Drenicës edhe në Dobrosin dolën sheshit djemt e luftës e të lirisë duke shpalosë para botës pesëshkronjen e artë që mbeti në histori -UÇPMB.

Lufta i dha karakter shqiptatëve ne Luginë, por jo edhe zgjidhje politike, duke ua lënë nën përgjegjësi Prishtinës e Tiranës që çështjen e Luginës ta zgjidhin në kuadër të marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Në 20-vjetorin e nisjes së kësaj lufte kujtojmë dëshmorët, invalidët dhe veteranët e UÇPMB-së, shkruan Shefkiu/Mediafokus