28 vjet nga tragjedia ajrore e Ohrit

Sa shumë dhimbje shqiptarësh lidhen me aeroportin e Shkupit, prej nga udhëtonin mërgimtarët para luftës.

Viti 1993 ishte i rëndë për popullin shqiptar. Pikërisht në atë vit pas rrëzimit të 2 aeroplanëve, njëri në mars e tjetri në nëntor humbën jetën gjithsej 200 shqiptarë.

Me 20 nëntor 1993, kompania Avioimpeks flutoron nga Gjeneva për në Shkup, por nga aeroporti merr sinjal se nuk mund të zbres për shkak të motit te keq dhe piloti udhëzohet për në aeroportin e Ohrit.

Aeroporti i Ohrit në atë kohë shërbente vetëm për zbritje në raste emergjencash.

Një dëshmitar i tragjedisë tregon se aeroporti nuk kishte krijuar kushte për zbritjen e aeroplanit, pikërisht nuk ishin të ndezura dritat e pistës.

Piloti pas shumë rrotullimeve rreth aeroportit përplaset me një mal aty afër.

Shumë familjarë këte tragjedi e quajnë montim, pasi në të gjendeshin shume shqiptarë te kyçur nëpër lëvizjet patriote të atëhershme./GE (foto arkiv)