Njihuni me parashikimin e motit për sot
Mot i ngrohtë, i kthjelltë dhe me diell deri në fundjavë. Javën e ardhshme ndryshim i motit, priten edhe kushte për të reshura shiu, parashikon “Prishtina Weather”.
Ditën e diel pritet shtim i vransirave, ndërsa ditën e hënë paraqiten mundësi edhe për reshje lokale shiu.
Qarkullimi ajror gjatë ditës mbetet i mirë edhe në ditët e ardhshme, ku mbanë ndotësit ajror më të shpërndarë, e indeksi do të kaloj edhe në vlera të pranueshme.
Në periudhat që do të ketë më shumë qetësi, kryesisht natën, cilësia e ajrit përkeqësohet e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta e shumë të dobëta.

