Njoftim i pazakontë: Kërkohet pronari i lepuri të gjetur

Një qytetar nga Livoçi i Poshtëm i komunës së Gjilanit, ka bërë një postim të pazakontë. Ai njofton se një lepur është gjetur në kopshtin e tij dhe tani e kërkon pronarin që të vijë e ta merr.

Lepuri i gjetur, po e kërkon pronarin!

Sot pak para mbrëmjes bashkëshortja ime e ka vërejtur në kopsht një lepur pas disa përpjekjeve e ka futur në shupë të druve! E lusim pronarin e lepurit të lajmërohet tek unë Ali Rexhep Mehmeti për ta marrë lepurin! Tel: 044 424 854. Po, urojmë mos të na paraqiten dy pronarë për një lepur, ngase vetëm një e kemi gjetur! – ka shkruar ndër të tjera qytetari Ali Mehmeti. (foto ilustrim)