Njoftim me rëndësi nga MPB për pajisjen me letërnjoftime
Pritjes së qytetarëve për t’u pajisur me letërnjoftime duket se po i vije fundi.
Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se nga muaji nëntor pajisja me letërnjoftime pritet që t’i kthehet normalitetit.
“Pas nënshkrimit të kontratës ne jemi furnizuar me një sasi të letërnjoftimeve dhe pasaportave dhe presim që në muajin nëntor të kemi rikthim në normalitet”, kanë bërë të ditur MPB-ja për Reporterin.
Mungesa e materialit për prodhimin e letërnjoftimeve u ka krijuar qytetarëve pritje me muaj.
Shkak i mungesës së materialit, Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim që të gjithë shtetasve të Kosovës, pavarësisht afatit të skadimit të letërnjoftimit, dokumenti identifikues t’iu konsiderohet i vlefshëm edhe për gjashtë muaj.

