Noizy arrestohet nga policia e Kosovës

Sipas policisë, ndaj Noizy-t kishte një urdhër ndalimi, por nuk zbulohen më shumë detaje.

“Shoqërohet një person me urdhëresë të gjykatës. Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë.

Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.