Noizy kërcënon se do të nxisë dhunën nëse vjen Bregoviçi në Korçë
Këngëtari Rigels Rajku Noizy ka reaguar kundër ardhjes së këngëtarit serb, Goran Bregoviç, në Festivalin e Birrës në Korcë.
Ai madje ka kërcënuar me dhunë nëse Bregoviq vjen e këndon në Shqipëri.
“Anulojeni atë ose do të nxis fansat, ashtu sic nxiti ai në luftën e Kosovës, shishe birra kokës çuna e dini vet ju”, ka shkruaj ai në Insta Story.
“Shishe bosh jo plot se harrova” ka vazhduar ai tutje.
Ai ka thënë se më përpara është dashur të performojë Dua Lipa, që po kalon pushimet në jugun e Shqipërisë, se sa këngëtari serb.
“Dua Lipa ësht këtej… plus e njeh e gjithë bota… thirreni atë”, përfundoi Rajko.




