Nolja e Abazit
Të kujtojmë me mall gjyshe!
POEZI: NOLJA E ABAZIT
(gjyshës që ra martire e lirisë me 22 maj 1999 – mbetesh perhere ne kujtimet tona)
Ja ku u takuam përsëri
ti e gdhendur n´mermer
– e unë i gjallë
këto 5 minuta takimi
u shëndrruan n´vaj e mall.
Nolja e Abazit
– gjyshe krenare
nënë e këtyre bjeshkëve, malsore e bujaresh
As tokë, as qiell, as kush as kurrë
gjë t´keqe s´të diti as s´të pa
Mirësia jote ishte hyjnore
Po kujt i ra ndërmend mu ty m´të vra
Ja ku u takuam përsëri
unë shkrehem n´vaj
e ti m´ shiqon me mall
Heu bir o bir, erdhe nga gyrbetit
t´mi shohësh eshtrat e kalbura
tokë që lava me gjak e këtë copë varr
Shko bir, shko tash ikë
Ikë heu pushka t´marrët se mua më mori
mos m´shiko kështu n´mermer
më li të vetëm, se vec pak pushoj
më kujto ashtu si isha
se une rri këtu e askund nuk shkoj
shko ti bir, se unë
……vec pak po pushoj.
Ejup Ramadani,
më 13 prill 2010