Nora e Roberti ‘bashkohen’ te “Robi…, kush kujt i bëri dhuratë të shtrenjtë dhe për çfarë arsye
Ndonëse të divorcuar prej kohësh, Nora e Roberti nuk e kanë aspak problem të mbajnë marrëdhënie shoqërore.
Këtë të diele, ata vendosën t’i befasojnë përsëri adhuruesit e muzikës dhe artit të tyre, në programin “Robi plaket kur don vet”, që e drejton Roberti.
Gjatë bisedës, Nora ndau momente mbi fillimet e karrierës së saj, bashkëpunimet, fejesën në moshën 22-vjeçare, në kulmin e karrierës së saj e të tjera.
“Një moment i vështirë ka qenë kur u fejova në moshë të re, 22 vjeçare, kur isha në kulmin e karrierës. Më pas erdhën martesa dhe kalimi në rolin e nënës. Ishte sfidë e madhe të kthehesha në punë, por mendoj se u ktheva dhe nuk më ndikoi aq shumë”, u shpreh Nora, duke pasqyruar periudhën e ngarkuar mes karrierës dhe detyrimeve familjare.
Roberti, në stilin e tij provokativ, e pyeti me të qeshura: “A ke qenë e martuar, Nora? Sepse unë nuk e paskam ditur!” Nora ia ktheu me humor: “Po, njëherë po.”
Momenti më i veçantë dhe ndodhi kur Roberti nxori një kuti të vogël dhe i dhuroi Norës një unazë diamanti, që, siç tha ai, e kishte blerë në Shtetet e Bashkuara dhe, sipas tij, ishte një premtim për vajzën e tyre.
“Këtë (unazën) e mban ti deri sa Renee të bëhet 18 vjeç”, i tha Robi.

