Nora Gjakova fiton medaljen e artë

Xhudistja Nora Gjakova ka fituar medaljen artë në kategorinë deri në 57 kilogramë, duke ia sjellë Kosovës të artën e dytë në këto Lojëra Olimpike që po mbahen në Tokio.

Në finale, xhudistja nga Peja ka mposhtur francezen Sarah Leoine Cysique.

Gjakova triumfoi ndaj francezes që u ndëshkua me karton të kuq, e që sinjalizoi edhe triumfin e saj.

Kujtojmë se në ditën e parë të garës, medalje të artë kishte fituar edhe Distria Krasniqi./Mediafokus.info/