Novobërda pa asnjë viktimë nga koronavirusi
Novobërda është ndër komunat e rralla në Kosovë, ku nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes me koronavirus. Aktualisht ka 12 raste aktive, shkruan Mediafokus.info.
“Në teritorin e komunës sonë, që nga paraqitja e rastit të parë, më 27 korrik 2020 e deri më sot, numri i të infektuarve ka arritur në 41 persona, prej tyre 29 janë shëruar dhe 12 raste janë aktive’, ka thënë Bajrush Ymeri, nënkryetar i Komunës.
Ymeri i ka kontaktuar dje dhe sot pothuajse të gjithë qytetarët që janë të infektuar me COVID 19, në radhë të parë, për të mësuar se si është gjendja e tyre shëndetësore dhe ekonomike në këto ditë të vështira.
‘Edhe pse deri më sot të gjithë të infektuarit janë mirë me shendet dhe fatmirësisht s`kemi asnjë rast vdekje, ne po kërkojmë kujdes të shtuar, sepse jo të gjithë e kanë kaluar lehtë.
Sa për informatë, në teritorin e komunës sonë, që nga paraqitja e rastit të parë më datë 27 korrik 2020 e deri më sot, numri i të infektuarve ka arritë në 41 persona, prej tyre 29 janë shëruar dhe 12 raste jan aktive.
Andaj qytetarë të nderuar, ju lus për kujdes më të shtuar, për mbajtje të maskës, për mbajtje të distancës dhe pastrim të duarve.
Po ashtu ju lutemi të reduktoni në maksimum vajtje-ardhjet qoftë edhe te familjarët e juaj. Vetëm kështu ne ruajmë veten, familjen, shtetin dhe mbarë njerëzimin.
Zoti ju ruajt dhe ju dhashtë shendet juve dhe gjithë familjeve të juaja”, ka thënë Ymeri./Mediafokus.info

