Nuhi Mavrovqanit që vrau gruan, i ulet dënimi në 25 vjet burgim, ishte i dënuar me burgim të përjetshëm

Nuhi Mavrovqanit nga Kamenica, i dënuar më parë me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas, në rigjykim i është ulur dënimi në 25 vite burgim.

Vendimi për burgim të përjetshëm ishte anuluar nga Gjykata e Apelit dhe rasti ishte kthyer në rigjykim.

Sipas Apelit, aktgjykimi për Mavroqanin kishte shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, ngase nuk ishte përpiluar në pajtim më dispozitat ligjore.

Sipas aktakuzës, deri te vrasja kishte ardhur për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mes çiftit.

Mavroqani kishte goditur bashkëshorten e tij disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, me një shufër metalike, duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë duke ia thyer edhe kafkën, gjë që kishte qenë fatale për viktimën.