‘Nuk duhet të ndihemi kurrë keq për t`u plakur’

Thuhet se ‘femrat nuk pyeten për moshën’, por profesoresha Lirie Aliu ka vendosur të tregojë moshën e saj, me numër e me foto.

‘…Nuk duhet të ndihemi kurrë keq për t’u plakur’, thotë ajo në një reflektim publik për moshën e grave.

Dikur isha e re edhe unë. Për të gjitha shoqet e mia nga 40 vjeç e lart… shumica prej nesh po kalojnë atë fazën tjetër të jetës sonë. Jemi në atë moshë ku shohim rrudha, flokë gri dhe kilogramë të tepërt.

Mezomosha është shfaqur ose thjesht po pret në qoshe. Ne shohim 30-vjeçaret e lezetshme dhe kujtojmë.

Por, edhe ne ishim 30 vjeçe, ashtu siç edhe ato një ditë do të jenë në moshën tonë.

Atë që ato sjellin në tryezë me rininë dhe gjallërinë e tyre, ne e sjellim me mençurinë dhe përvojën tonë.

Kemi ngritur familje, kemi drejtuar familje, kemi paguar faturat, kemi trajtuar sëmundjet, trishtimin dhe gjithçka tjetër që na ka caktuar jeta.

Ne jemi të mbijetuara. jemi luftëtare në qetësi… jemi gra… si një makinë klasike apo një verë e mirë.

Edhe nëse trupat tanë mund të mos jenë si dikur, ata mbajnë shpirtrat tanë, guximin dhe forcën tonë.

Ne të gjithë do të hyjmë në këtë kapitull të jetës sonë me përulësi, hir dhe krenari për gjithçka që kemi kaluar dhe nuk duhet të ndihemi kurrë keq për t’u plakur.

Është një privilegj që u mohohet shumë njerëzve.

Zonja, ju sfidoj të kopjoni me krenari foton dhe moshën tuaj.

Unë jam 49 këtë muaj, po ju??