‘Nuk e di se ku do të jesh në dimrat e ardhshëm’, replikojnë Haradinaj e Murati
Ministri Hekuran Murati dhe deputeti Ramush Haradinaj kanë replikuar sa i përket shkëputjes së kontratës me kompaninë amerikane “Contour Global”.
Murati në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës tha se qeveria nuk ka shkëputur kontratën me këtë kompani, por sipas tij, shkëputja e kontratës është bërë nga “Contour Global”.
Ai ka thënë se kritika e Haradinajt ka si pretekst t’i sigurojë ndonjë pozicion të favorshëm kësaj kompanie në raport me arbitrazhin dhe një padie potenciale.
Ndërsa, Haradinaj i ka replikuar Muratit duke thënë se refuzimi i “Contour Global” rrezikon Kosovën edhe për shumë dimra tjerë.
Ai i tha Muratit se nuk e dinë se ku do të jetë ai në dimrat e ardhshëm.
“Refuzimi i “Contour Global” na rrezikon edhe për shumë dimra tjerë që na vijnë. Çfarë do të bëjmë në dimrat e ardhshëm dhe ku do të jesh ti sepse e di që vonë ju ke bashkuar kësaj anije”, ka shtuar Haradinaj.

