Nuk e përballon vrasjen e gruas, burri vdes nga sulmi në zemër
Bashkëshorti i mësueses së vrarë në shkollën e Teksasit, ka vdekur nga sulmi në zemër.
Joe Garcia ishte burri i Irma Garcias, e cila punoi 23 vjet në Shkollën Fillore “Robb”.
Zonja Garcia ishte njëra nga dy mësuesit e vrarë nga adoleshenti në sulmin që shkaktoi 21 të vdekur, përfshirë 19 fëmijë.
Çifti i martuar para 24 vjetëve la pas vetes katër fëmijë: dy vajza e dy djem të moshave nga 12 deri 23-vjeçare.

