Nuk është ambasadë, po shtëpi private me kaq shumë flamuj amerikanë

Mënyrat për t’i shprehur falënderimin kujt, një personi, një miku apo edhe një shteti, mund të jenë të ndryshme, por ajo që ka zgjedhur një qytetar nga Vitia, është e jashtëzakonshme.

Zor se ndonjëherë janë vendosur më shumë flamuj amerikanë në një shtëpi private, sikur në këtë objekt në ndërtim e sipër në fshatin Remnik.

Një rit i kahershëm që në kulm te shtëpisë së re të ngritet flamuri kombëtar, por në Ditën e lirisë së Kosovës, ky pronar ka vendosur dhjetra flamuj amerikanë, në shenjë falënderimi për SHBA-të, e cila është hisedare e lirisë sonë.

Nuk mund të kishte ide më kreative se kjo nga një qytetar, për të shprehur mirënjohje për miqtë e një populli.

Fotoja është postuar nga një qytetar. /Mediafokus.info