Nuk është lehtë me e vesh petkun tënd, babë!
Pavarësisht viteve që ikin, prindërit mbetën një kujtim i përjetshëm në memorien e fëmijëve të tyre. Sidomos vajzat dëshirojnë të identifikohen gjithmonë me emrin e prindit.
“Nuk është lehtë me e vesh petkun tënd, babë…Faleminderit shumë që madhështinë e fjalës krenari ma mësove ti në jetën time, qysh kur isha e vogël. Mbetem e tilla, vajza e Xhavit Jerliut. Ky është identifikimi im më i mirë!”, ka shkruar Vana Jerliu, ambasadore për lobimin e të drejtave të njeriut në SHBA, e nominuar si Gruaja që lufton për të drejtat e njeriut, përfshirjen, diversitetin dhe drejtësinë.
Babai im i dashur
17 vite pa ty, agoni shpirti!
Ty të mori vdekja tinëzisht, por ti le mbrapa gjurmë të përjetshme.
Babai im ishte burrë i stolisur me vlera të larta. I dashur, njerëzor. Ata që e njohën ruajnë kujtime të bukura për të. E madhe ishte bota jote, ashtu siç ishe ti burrë i madh. Me ty krenohemi të gjithë, në emrin tënd jemi thirrur dhe ende thirremi. Kjo krenari e pafund, thesar i pa krahasuar për të gjithë ne. Të faleminderit që ndërtove rrugëtimin tonë me shumë respekt. Gjithnjë me kokën lart se kush më ka rritur dhe kush më ka edukuar. Një burrë i fjalës, i dashur, zemërgjere, i drejtë, trim dhe guximtar. Nuk është lehtë me e vesh petkun tënd, babë, sepse është krenari malësie. Faleminderit shumë se madhështinë e fjalës krenari ma mësove ti në jetën time, qysh kur isha e vogël. Mbetem e tillë, vajza e Xhavit Jerliut. Identifikimi im më i mirë!
Me shumë mall, dashni dhe krenari për ty,
Vajza jote, Vana Jerliu Ramadani.

