Nuk është lehtë m`i rrit 9 fëmijë binjakë
Halima Cissé është gruaja e vetme në botë që ka lindur nëntënjakë dhe të nëntë foshnjat janë mirë me shëndet.
Me origjinë nga Mali, Halima lindi në Marok pasi qeveria e dërgoi atje për kujdes të specializuar, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.
Cissé lindi me prerje cezariane dhe foshnjat e saj peshonin prej 500 gramë deri një kilogram.
Ndryshe, ajo kuptoi se ka nëntënjakë pas lindjes, sepse në kontrollat gjatë shtatzanisë, mjekët i kishin parë vetëm shtatë foshnja.

