Nuk është lehtë për mërgimtarë, prit me shku e prit me ardhë

Në përditësimin e fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëhet e ditur se pritjet në Merdarë po zgjasin deri në dy orë, derisa kolona është një kilometër e gjatë.

Pritje rreth një orë ka në dalje edhe te pika kufitare Dheu i Bardhë, derisa në Jarinjë pritjet zgjasin deri në 20 minuta.

Në pikat tjera kufitare nuk ka pritje më shumë se 5 minuta.

Ndërkaq për të hyrë në Kosovë, pritjet nuk janë më të gjata se 10 minuta.