“Nuk është që di shumë me knu”, Dauti flet për talentin në muzikë të Ramushit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përveç aspektit politik në media një kohë u përfol edhe për arsye se në shumë raste këndon.

E këto interpretime të tij e komentoi i vëllai Dauti në një emision në Atv.

“Nuk është që di shumë me knu po megjithatë aq sa di e ka për qefi. Edhe gjatë luftës, hera e parë që e thom, po n’5 vike me “Kah po shkon moj zane”, jemi kanë kritikë me këtë far “kha po shkon moj zane”, por prapë ajo e shpërfaq sinqeritetin e një njeri, s’ka rendësi a je këngëtar”, tha ndër tjerash Daut Haradinaj.