Nuk është turp të jesh i varfër, turp është të jesh i pashpirt (VIDEO)

Një video ku shihet një vajzë e varfër duke mbajtur lotët nga speci djegës, meqë i ishin premtuar pak para nëse nuk durohet të mos qajë, është bërë virale në rrjetet sociale.

Disa turistë, për të tallur një vajzë të vogël, i premtojnë t’i japin asaj pak para, nëse nuk do të qante nga speci djegës që do të hante.

Ajo qëndroi e fortë pavarësisht djegies së madhe që ia shkaktoi speci, madje u përpoq që të buzëqesh, vetëm për të mos qarë.

Por në fund ajo nuk mundi t’i fsheh lotët nga djegia që iu shkaktua nga speci. Kjo video u shfaq ditëve të fundit dhe hasi në reagime të shumta, për shkak të sfidës që i është bërë një vajze të varfër në moshë të mitur.

Videoja është shpërndarë e shoqëruar me mesazhin “Njerëz pa shpirt”.