“Nuk ishte ai takimi i parë” – Rama sqaron pse nuk u ngrit në këmbë për Kurtin
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur lidhur me fotografinë që u bë dje virale, ku ai shihej duke qëndruar ulur kur Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, hyri në një zyre ku Rama po qëndronte me zëvendësndihmës sekretarin amerikan, James O’Brien dhe të dërguarin e Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz.
Rama ka sqaruar se në atë zyre nuk ishte takimi i parë me Kurtin, pasi që ishin takuar më herët dhe se fotografia nuk kishte kuptimin që mori, raporton Express.
Kurti është parë duke biseduar me pas me O’Brien, Ramën dhe Troccaz.

