‘Nuk ishte e shkruar ta festonim bashkë’ thotë babai i 24-vjeçarit të vrarë në Gjermani
Një ditë më parë mediat gjermane raportuan për një të ri shqiptar, i cili u therr me thikë nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut në Hamburg.
24-vjeçari i vrarë është Blerim Kola nga Dibra. Babai i Blerimit ka bërë një postim prekës në Facebook, për vdekjen e të birit, ndërsa shkruan që kjo fatkeqësi mos i ndodhtë asnjë familje shqiptare.
Postimi i babait të Blerimit:
Me Hidherim Te Thelle Dhe Plot Dhimbje U Nda nga Jeta Djali Im Blerimi, Na goditur si rrufeja kjo fatekeqesi e madhe per familjen tone, nuk e prishni nje gje te tille, Na pate dhene fjalen se do vije te festonim ditelindjen se bashku ne GUSHT. POR JA QE NUK PASKA QENE E SHKRUAR QE TA FESTONIM BASHK SI FAMILJE. Qofsh banor xhenetit djali im ishalla zoti nuk ben me keshtu fatkeqesira ne asnje familje Shqiptare…

