Nuk ishte koha të ikje, kishim shumë plane, shumë dëshira që na mbetën në gjysmë

Para një viti u nda nga jeta Ejup Salihu, ish-i burgosur politik.

Atë e kanë rikujtuar sot bashkëshortja Lindita, zyrtare për barazi gjinore në Gjilan dhe vajza Roela.

Një vit i rëndë dhe plot mall pa ty Ejup. Na mungon vetem fizikisht sepse me ne je çdo moment e çdo ditë, nuk e besojmë dot ikjen tënde.

Të kisha shok jete dhe kishim mirëkuptim për çdo gjë, ku ndërtuam familje të shëndoshë me fëmijët tanë të mrekullueshëm.

Tani më dhemb zemra që nuk je pjesë e momenteve tona të mira, sepse së bashku u munduam dhe tani Ti nuk po i përjeton.

Nuk ishte koha të ikje, kishim shumë plane, shumë dëshira që na mbetën në gjysmë.

Kjo është jeta që s’kemi forcë ta ndryshojmë. Krenohem me Ty.

Ike faqebardhë nga kjo botë, pusho i qetë, ka shkruar Linda.

Ndërkaq vajza Roela ka bërë këtë dedidikim:

Të humbëm shumë herët Bab❤

U bë një vit që kur ike ne botën e amshuar.
Një vit shumë i rëndë pa Ty, na mungon çdo moment e çdo ditë, na mungojnë fjalët e ëmbla, këshillat e tua, momentet gazmore, na mungon prezenca jote fizike Bab.

Ishe shumë i fortë, saqë gjithë kohës e edhe në ditët e fundit të jetës u mbaje.

E dimë se e bëre për t’na lehtësuar dhimbjen, ndërsa ne, nuk po mundemi Bab, çdo kujtim për Ty shoqërohet me dhimbje e lot, jemi të dobët dhe nuk e përballojmë dot humbjen tënde.

Po jetojmë me shpresën se një ditë kur të takohemi, s’do të ndahemi kurrë!

Kjo botë, e zbrazët pa Ty!, ka shkruar Roela. /Mediafokus.info