‘Nuk jam si ti’ që nxiti reagimin ‘as unë si ti’ ishte shaka e një prillit

Bora Zemani, prezantuesja e njohur shqiptare e programit ‘Për’puthen’, ka qenë në qënder të vemëndjes gjithë këto kohë.

Në Big Brother VIP, ajo pati një takim me Donaldin, duke dhënë indikacione rikthimi tek ai, por pak ditë më vonë Veshaj nisi një lidhje të re me bukuroshen Betrix Ramosaj.

Pavarësisht kësaj, çifti u ndanë menjëherë pas mbarimit të BBV.

Bora, përmes një postimi në Instagram, tregoi se sonte në orën 20:00 ka një befasi për fansat, këngën e saj më të re “Nuk jam si ti”. Menjëherë reagoi Trixa me “As unë si ti”.

Mirëpo, vetëm para pak minutash Bora përmes një “InstaStory” tregoi se kjo është një shaka për festën e një Prillit.