Dedikim për Reshat Ymerin: Nuk ka më shumë se jeta çka jepet për atdhe

Izmi Zeka

Rolin e veçantë në histori e luajnë figurat qendrore të saj, ata që për kohën dinin, mundën edhe kishin guximin të shprehnin hapur vullnetin e popullit.

Portretizimi i tyre shihet mbi vlerat dhe të arriturat e një kombi, mbi vlerat e ndërtuara në bazën e shtrirjes së vullnetit shpirtëror të një populli.

Ndër ata që u flijuan dhe mbetën sinonim për breza është edhe Reshat Ymeri, djaloshi që ra në përballje në Dardani të Gjilanit me forcat serbe në janarin e vitit 1990.

Miti serb po bie, ku Reshati në ballë të protestave mbinatyrshëm ra heroikisht për të mos vdekur kurrë.

32 vite ikën e dëshmori i palëkundur i qetë reflekton lirinë dhe jetën tonë.

Nuk ka më shumë se jeta të jepet për atdhe.

Reshati u bë djersa dhe gjaku i shtetësisë së Kosovës.