Nuk ka pritje të gjata në hyrje-dalje të Kosovës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë, në përditësimin e fundit të gjendjes nëpër pikat kufitare ka njoftuar se këte mëngjes nuk janë regjistruar pritje te gjata në hyrje-dalje të Kosovës.

Javët e fundit, pritjet më të gjata janë regjistruar kryesisht në hyrje të Kosovës, në pikat: Jarinje, Merdarë, te Dheu i Bardhë.

Ndërkohë, në përditësimin e sotëm janë regjistruar vetëm pritjet e kontrollave rutinë në pika kufitare – nga 5 deri në 10 minuta.