Përgjigjet kryeparlamentarja Osmani, nuk ka sot seancë për Presidentin

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani i ka kthyer zyrtarisht përgjigje presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me seancën e sotme që ai e ka kërkuar për ora 16:00, raporton Gazeta Express.

Në letrën e Osmanit drejtuar Thaçit, kryeparlamentarja ka shkruar se kërkesa do të duhej të ishte dërguar disa ditë më herët, në mënyrë që Kuvendi të kishte më shumë kohë për të bërë përgatitjet.

Ajo ka thënë se do të jenë të angazhuar lidhur me përgatitjet për Epopenë e UÇK-së, e se seanca mund të mbahet pas datës 9 mars.