Nuk ka të vdekur, vetëm 20 raste të reja me Covid

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë vdekje me Covid, derisa 20 raste kanë rezultuar pozitivë.
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.411 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.489.678 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 659.593 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 1.467 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
ℹ Sot janë shëruar 158 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.756.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 786.