Nuk ka vend në Evropë më të shtrenjtë se Zvicra

Zvicra rezulton të jetë vendi më i shtrenjtë në Evropë. Në shtetin helvetik, është propozuar që paga minimnale të jetë më e larta në Evropë. 

Çmimet janë 55 përqind më të larta në Zvicër, se mesatarja në të gjithë vendet e BE-së, përcjellë albinfo.ch

Në vitin 2019, zviceranët shpenzuan më shumë se 155 euro për një shportë mallrash që kushtojnë mesatarisht 100 euro në 27 vendet e BE-së, ose 173 franga me normën mesatare të konvertimit.

Kjo do të thotë që niveli i çmimeve qëndroi në 155.2 pikë, krahasuar me 100 në Bashkimin Evropian.