“Nuk kemi nevojë për shumë fjalë kur jemi bashkë me trup e me zemra” – kështu tha Rugova në Gjilan para 25 vitesh

Më 11 nëntor të vitit 2001, presidenti Rugova mori pjesë në një tubim përmbyllës të zgjedhjeve nacionale në Gjilan, i cili ishte mbajtur në stadiumin e qytetit.

Rugova nuk ka mundur t`i rezistojë ftesës për të hyrë në valle me gjilanasit.

Ibrahim Rugova fillimisht i falënderoi qytetarët e Gjilanit për pritjen madhështore që kishin bërë.

“Këso mrekullie di të bëjë vetëm Gjilani”, kishte thënë Rugova.

Pa dashur të fliste shumë në një ambient të tillë, Rugova tha se nuk kemi nevojë për shumë fjalë, kur jemi bashkë me trup e me zemra.

Duke u ndalë të progresi i arritur në Kosovë, ai tha se së bashku me mekanizmat ndërkombëtarë arritëm shumë për këtë periudhë të shkurtër.

Ndërkaq, si pika kyçe të angazhimit në të ardhmen, Rugova veçoi ekonominë, stabilitetin politik dhe sigurinë.

“Ne duhet ta zhvillojmë ekonominë dhe të krijojmë kushte për punësimin e të rinjve tanë, që ata të kenë mundësi të krijojnë familje dhe të vazhdojnë historinë e lavdishme të Kosovës. Çështje mbi të gjitha do të jetë angazhimi për njohjen edhe formale të pavarësisë së Kosovës, sepse, de fakto, ne jemi të lirë dhe të pavarur. Njohja edhe formale e kësaj pavarësie, që presim ta bëjnë miqtë tanë, është çështje fundamentale për popullin e Kosovës dhe stabilitetin e rajonit“. /Mediafokus