‘Nuk kish lojë me shpirtin’ – Qëndresa rrëfen përjetimin e saj
Poetja e re nga Gjilani Qendresa Shala e ka përshkruar përjetimin e saj nga virusi, ndonëse e kishte marrë njërën vaksinë, duke thënë se mumd edhe të dorëzohet nëse përballet sërish me këtë sfidë.
‘Të vaksinohemi po, por termine s’ka, kapelën po e hjekin te ata që asnjë zë nuk lëshojnë e lëre më për punë, hiq se hiç.
Armend Zemaj, jurist, por çdo ditë ishte në konferenca, çdo ditë në vizitë klinikave.
Ministër Vitia, ja këthjellu, ja dil në konferencë për herë të fundit, se namin e bane me menagjim.
Edhe pse isha e vaksinuar me dozën e parë të vaksinës, tek unë përsieri erdhi ky varianti i virusit, i rëndë sa s’ka më, çdo ditë duke pasur më shumë dhimbje e më shumë frikë nga vdekja.
Mbas tri jave tani po e ndjej vetën më mirë.
Shpesh mendoj se po të isha e vaksinuar me dy doza të vaksinës, do e kaloja më lehtë…
Nuk kish lojë me shpirtin, po të bllokohej frymëmarrja duke i pasur sytë çelë, tempertura po të rritej më shumë se temperatura e motit, që ankoheshim që ishte shumë vapë.
Zoti u ndimoftë atyre që janë në këtë gjendje me virusin, mua mos më raftë që ta provoj edhe njëherë, se ndoshta edhe dorëzohem.
Ju ruajtë Zoti juve, që ende nuk jeni infektuar, patjetër vaksinohuni, mos mendoni dy herë, natyrisht, nëse mund të siguroni termin!?’.

