Nuk kishte tërmet në Kosovë, po në Greqi

Në disa pjesë të Kosovës kanë mundur të ndihen lëkundje të lehta toke, si pasojë e valëzimit, por epiqendra e tërmetit ka qenë larg nesh.

Tërmeti me fuqi 5.5 balle të shkallës Rihter u regjistrua në veri të Greqisë, konkretisht në kufirin me Maqedoninë e Veriut.

Dridhjet janë ndjerë në Shqipëri, Maqedoni e Kosovë.

Tërmeti është regjistruar në orën 22:43.