Nuk mbijeton fëmija i plagosur me armë në Vushtri

Një fëmijë i plagosur me armë zjarri në Vushtrri, ka ndërruar jetë nga plagët në spitalin e qytetit, ku ishte dërguar për trajtim mjekësor.

Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.

Vushtrri, 08.04.2023-17:10. Nga Emergjenca e spitalit në Vushtrri jemi informuar se një fëmijë mashkull nga një fshat i Vushtrrisë është duke marrë tretman mjekësor, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri. Si pasojë e lëndimit rreth orës 18:35 ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes është gjetur një predhë dhe një fishek si dhe në një distancë rreth 56 m larg nga vendi i ngjarjes është gjetur një armë pistoletë e cila është konfiskuar. Rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë.